Deputeti i Alernativës, Ilir Deda i ka bërë thirrje koalicionit qeveritar që menjëherë t’i ndërmarrë masat për krijimin e një konsensusi politik me opozitën në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Deda ka vlerësuar se me intensifikimin e fazës së fundit të dialogut të Brukselit, do të intensifikohen edhe provokimet nga ana e palës serbe.
Lexoni të plotë postimin e Ilir Dedës në Facebook:
“Me intensifikimin e fazës përfundimtare të dialogut të Brukselit për ‘normalizim’ të raporteve Kosovë-Serbi, do të intensifikohen edhe provokimet më të ndryshme nga Serbia me një qëllim të vetëm – tensionim të atillë të gjendjes që të përmbushet kërkesa e Vuçiqit për ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Lojë e vjetër me qëllim të qartë.
Partitë qeverisëse duhet menjëherë t’i ndërmarrin hapat për krijimin e konsensusit politik me opozitën në lidhje me këtë fazë të dialogut për ‘normalizim’”. /Telegrafi/