Telegrafi

Deda, deputetëve: Nuk votuat as MSA-në por po merrni pjesë në komisione

Deputeti Ilir Deda ka thënë se duhet të votohet Projektmarrëveshja për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor për aq kohë sa kjo përkon me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ai ka kritikuar kolegët e tij deputetë të cilët nuk  kanë votuar marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, dhe të njëjtit më pas kanë marrë pjesë në komisionet parlamentare kur është punuar për këtë çështje.

“Kjo zgjidhet në këtë mënyrë: Votohen marrëveshjet të cilat përkojnë me Kushtetutën e Kosovës dhe kaq”, tha Deda.

Ndërkohë deputetë të opozitës po kundërshtojnë votimin për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor për shkak se siç thonë ata ‘nuk votojnë marrëveshje me fusnotë’.