Site icon Telegrafi

Deda: 15-minutëshi i PDK-së është gjithmonë i gjatë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se 15 minutëshi i PDK-së, për pauzë, është gjithmonë i gjatë dhe se ata po luajnë me deputetët e partive tjera.

Deda ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA-AKR (PANA) nuk do të jetë funksionale, por një shumicë e pazareve.

“Uroj që sa më shkurt të zgjat shumica e tyre”, duke shtuar se nuk beson që do të ketë jetëgjatësi ky koalicion.

Deda ka thënë se pa Listën Serbe nuk do të ketë seancë dhe se kanë informacione se ata do të jenë në Kuvend rreth orës 19:30.

Exit mobile version