Telegrafi

Deco shpreson të përfundojë në Inter

31-vjeçari kaloi një sezon jo të kënaqshëm në Chelsea, që kur arriti në Londër nga Barcelona, dhe nuk e fsheh dëshirën për t’u larguar dhe për t’u ribashkuar me Mourinhon te Interi.

“Nuk jam i lumtur në Chelsea. Shpresoj se do të më lëshojnë të largohem. Do të ishte ideale të punoj sërish me Mourinhon”, ka thënë Deco.

“Shpresoj se së shpejti do të finalizohet marrëveshja dhe nëse Ibra dhe Maicon mbeten, do të mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar Deco.