Kanë qenë disa javë mjaft të ngarkuara për Decon, i cili ka punuar për të siguruar kontrata të reja për disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barcelonës.
Deco është ballafaquar me shumë gjëra së fundmi, për çka ai nuk i priti aspak mirë fjalët që u thanë nga ish-kandidati i Barcelonës për president Victor Font, sa i përket çështjes së transferimit të Vitor Roque.
“Për të arritur atë që do, jo gjithçka shkon siç ju dëshironi. Ai më akuzon për diçka që nuk e kam bërë në jetën time. Ju nuk mund ta vazhdoni jetën duke gënjyer”.
“Nëse ka prova, lëreni që ta bëjë këtë, por mos akuzo, nuk do ta lejojë këtë. Duhet të ndalohet menjëherë”, ka thënë Deco.
Në vazhdim drejtori sportiv i Barcelonës foli edhe për Unai Hernandez i cili u largua nga Barcelona në janar për t’u bërë pjesë e Al-Ittihadit.
Ai zbuloi se ishte vet lojtari ai i cili e shtyu klubin që ta lejojë largimin e tij, që përputhet me disa raportime se disa zyrtarë të klubit nuk e mirëpritën shitjen e tij.
“Është e vështirë të them diçka, sepse nuk e di realitetin e tij personal dhe familjar. Arabia Saudite po bëhet një vend për lojtarët e rinj dhe për Barcelonën, natyrisht, ka shumë kualitet në kategoritë e ulëta”.
“Kur një lojtar merr një vendim është e vështirë të ndalohet. Ne u munduam që të mbajmë Unai sepse ai ka një kontratë, por do do të ishte keq për të sepse ai ishte shumë i qartë që e dëshironte largimin”.
“Unai ishte i zemëruar për faktin se nuk e pati mundësinë të luante për ekipin e parë, por ne duhet të mendojmë se lojtarët e rinj do ta kenë gjithmonë më të vështirë sepse tashmë ka shumë lojtarë që janë konsoliduar”, përfundoi ai.