Telegrafi

Deco i lumtur që qëndroi te Chelsea

“Sezoni i kaluar ishte më i keqi në karrierën time, sepse asnjëherë më parë nuk kam pasur aq shumë lëndime”.

“Kur nuk je në skuadër fillon të mendosh për gjëra të tilla siç është largimi, për faktin se nuk e di se çfarë mund të ndodhë në sezonin e ardhshme”.

“Mirëpo këtë sezon gjërat janë ndryshe. E di se jam mirë dhe në formë, dhe mund të luaj. Dëshiroj t’i ndihmoj skuadrës dhe mendoj se Carlo Ancelotti ka besim tek unë”, ka thënë portugezi për “The Express”.