Telegrafi

Deco: I jam shumë borxh Mourinhos

Chelsea do të udhëtojë në Giuseppe Meazza në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe portugezi ka kujtuar vitet e para të shpërthimit të tij me Porton, kur kishte për trajner Mourinhon.

“Para se Mourinho të arrinte, lojtarët ishin të dëshpëruar. Isha i pangushëllueshëm pasi kishin kaluar tre vite pa trofe në ligë. Jose Mourinho ishte infektues me praninë dhe punën e tij. Ne filluam të fitojmë dhe fituam ligën. Luanim futboll të bukur”, ka kujtuar Deco./Telegrafi/