Telegrafi

Deco i gatshëm të largohet nga Chelsea

Braziliani me nënshtetësi portugeze nuk ka luajtur shumë këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez. 32-vjeçari erdhi në Chelsea nga Barcelona për tetë milionë funte, por gjatë dy viteve në Ligën Premier ai ishte startues vetëm 31 herë.

“Ka shumë mundësi të luaj për Fluminense, por për momentin nuk mund të them asgjë pasi kam marrëveshje me Chelsean. Do të vendosi pas Kupës Botërore. Nuk vij në Brazil për ta përfunduar karrierën. Vij për të luajtur. Besoj se edhe disa vite mund të luaj në nivelin më të lartë”, ka thënë Deco. /Telegrafi/