Telegrafi

Deco flet për dyshen Felix dhe Cancelo: Dua t’i mbajmë

Drejtori i ri sportiv i Barcelonës, Deco, foli për disa tema që mbizotërojnë në klubin “blaugrana”.

Nga rinovimi i Xavit te huazimi i Joao Felxi e Cancelo dhe kontra e re e Frenkie de Jong.

“Një nga prioritetet ishte rinovimi i Xavit. Ai e fitoi me meritë kontratën e re. Ne gjithashtu duhej të regjistronim lojtarët dhe trajneri, si lider që është, e vendosi veten të fundit”.

“Rinovimi i De Jong… Ai ka, përveç sezonit aktual, edhe dy të tjera në kontratën e tij. Ne nuk mund të mendojmë vetëm për tani, por për të ardhmen. Ne duam që Frenkie të jetë këtu për shumë vite.”

“Mundësia që na u paraqit me Felix dhe Cancelon ishte huazimi. Këto janë çështje të brendshme. Nëse gjërat shkojnë mirë, ne do të duam t’i mbajmë, por ky është vetëm fillimi”, ka thënë Deco. /Telegrafi/