Telegrafi

Deco: Do të jem lojtar i Fluminenses

32-vjeçari ka pasur një rol mjaft të ngurtë që nga koha kur erdhi Ancelotti dhe mezi pret të shkojë te klubi brazilian, kur të shkëputet kontrata e tij. Portugezi pritet të nënshkruajë kontratë 18 muajshe dhe do të prezantohet më 15 korrik.

“Nëse Chelsea më lejon të largohem, unë ia kam dhënë fjalën Fluminenses edhe pse nuk kam nënshkruar ndonjë parakontratë. Nëse koha ime në Londër përfundon, atëherë do të luaj në Brazil”, theksoi Deco për Daily Star. /Telegrafi/