Site icon Telegrafi

Declan Rice beson që Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, merr shembull Interin

Në një intervistë për FourFourTwo , Declan Rice ka folur për gjasat e Arsenalit që të triumfojë për herë të parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori ka marr shembull Interin se si arriti vitin e shkuar deri në finale, duke shtuar se çdo gjë është e mundur.

“Arsenali u afrua aq shumë në vitin 2006 [kundër Barcelonës], kështu që ta fitosh atë klubi duhet të jetë top”.

“Në futbollin e klubeve, Liga e Kampionëve është gjëja më e madhe në të cilën mund të luash. Një klub si Arsenali e meriton të jetë në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se gjithçka mund të ndodhë”.

“Shikoni Interin sezonin e kaluar – ata shkuan deri në finale dhe askush nuk e priste këtë, kështu që mund të bëjmë një ecuri të madhe. Unë besoj se ne mund të konkurrojmë me më të mirët”, deklaroi Rice.

Lexo po ashtu Mikel Arteta flet rreth gjendjes së Declan Rice pasi ky i fundit u lëndua ndaj Tottenham

Topçinjtë nën drejtimin e Mikel Artetas kanë bërë një punë të madhe edhe këtë sezon që e kanë nisur mjaftë mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version