Nga janari i këtij viti e deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithsejtë 5 raste të fruthit.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, Deçani është një nga tre komunat ku janë regjistruar rastet e fruthit, së bashku me Fushë Kosovën dhe Gjakovën.
Instituti thekson se, ndonëse rastet deri tani kanë qenë sporadike, është e domosdoshme që prindërit të sigurojnë vaksinimin e fëmijëve me dy dozat e vaksinës MMR për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
“Situata është nën monitorim të përhershëm të IKSHPK-së, dhe u bëjmë thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit të parashikuar”, thuhet më tej në përgjigjen e IKSHPK-së për Telegrafin./Telegrafi/