Sot, në 19-të vjetorin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe veprimtarit, Binak Aliçkaj, Komuna e Deçanit i ka ndarë atij post-mortum Mirënjohje Qyteti.
Mirënjohja profesorit dhe veprimtarit, Binak Aliçkaj, i është ndarë duke respektuar veprën jetësore të tij, në edukimin e brezit të ri dhe angazhimin kombëtar në shërbim të vendit!
Mirënjohjen e ka pranuar Fitim Aliçkaj, djali i profesorit të ndjerë .
Ndërsa, për jetën dhe veprën e profesorit Binak Aliçkaj ka folur kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. /Telegrafi/