Komuna e Deçanit pak ditë më parë ka përfunduar projektin e zgjerimit të rrugës në qendër të këtij qyteti.
Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj kishte njoftuar se kjo rrugë mbanë emrin e heroit “Luan Haradinaj”.
Zgjerimi i kësaj rruge në katër korsi ka nisur muaj më parë ndërkaq punimet janë kryer nga kompania “Lika Trade”.
Nënshkrimi i kontratës me këtë kompani ishte bërë në korrik të vitit 2022.
Të shumta kanë qenë komentet pozitive nga qytetarët të cilët e kanë krahasuar këtë ndryshim me shumë vende evropiane. /Telegrafi/