Site icon Telegrafi

Deçani e përkujton viktimën e vrarë nga polici (Foto)

Shumë qytetarë të Deçanit janë mbledhur këtë mbrëmje për ta përkujtuar Ilmi Lufajn, i cili u vra nga një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Në marshin protestues është përkujtuar të ish-ushtari i UÇK-së, i cili thuhet se ka marrë pjesë në tri lufta të ndryshme në Ballkan, ndërsa dorasin e kanë quajtur vrasës.

Rrethanat e plota për këtë vrasje ende nuk janë përfundimtare, ndërsa pamjet në fotografi janë nga vendi i ngjarjes dhe grupimit të qytetarëve që janë mbledhur në shenjë përkujtimi për viktimën. /Telegrafi/

Exit mobile version