Site icon Telegrafi

Deçani bënë thirrje për ndërprerje të grevës, kryetari i Sindikatës në këtë komunë jep dorëheqje

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka njoftuar rreth takimit që ka pasur me përfaqësuesit e SBASHKU-ut në këtë komunë, ndërsa janë dakorduar që greva e mësimdhënësve të ndërpritet.

Ramosaj po ashtu ka bërë të ditur se në mospajtim me situatën që është krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan, prof. Avdullah Lataj ka dhënë dorëheqje.

Postimi i plotë:
Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të filloj procesi mësimor.

Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni.

Falenderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e marrur e në veqanti prof.Avdullah Lataj . /Telegrafi/

Exit mobile version