Telegrafi

Deçanasi shkel me veturë 52 vjeçarin, ikë nga vendi i ngjarjes por arrestohet

Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje rreth orës 02:30 në magjistralen Gjakovë- Pejë në fshatin Osek Hylë, me ç’rast ka humbur jetën një person i moshës 52 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Gjakovës përmes një njoftimi për media.

“Me datën 02. 12. 2016 në ora 02;30 minuta kemi pranuar një telefonatë se buzë rrugës rajonale Gjakovë – Pejë në fshatin Osek Hylë gjendet një person i shtrirë në tokë.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vend ngjarje dhe kanë gjetur një person të shtrirë skaj rrugës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar si kishte vdekur. I vdekuri ishte: A. H. G lindur me 05. 03. 1964 nga komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore, dhe menjëherë është dyshuar se kemi te bëjmë me aksident trafiku dhe viktima ishte në cilësinë e këmbësorit i cili është goditur nga një automjet udhëtaresh i cili pas goditjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Hetuesit e trafikut rajonal të DRP Gjakovë pas një pune operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin: L. M. M lindur me 22, 06. 1992 mashkull – Kosovar / shqiptar nga komuna e Deçanit. Njëkohësisht është sekuestruar edhe automjeti i dyshuar tipit Ë Bora me të cilin është shkaktuar aksidenti. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet më tej në njoftim./Telegrafi/