Site icon Telegrafi

Deçanasi rrah bashkëshorten, arrestohet

 

Është arrestuar në Deçan i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Siç njofton Policia, motivi i rastit dyshohet të jetë pasi që viktima para një kohe në Gjykatë kishte dhënë një deklaratë për të dyshuarin dhe i njëjti ka kërkuar ta tërheq.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe ndaj të njëjtit është iniciuar edhe një rast armëmbajtje pa leje.

Exit mobile version