Site icon Telegrafi

Deçan, ndërron jetë fëmija 6-vjeçar, dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij 8-vjeçar

Foto: Ilustrim

Një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare nga Berliqi i Deçanit ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, dyshohet që fëmija është qëlluar në kokë nga një arme e zjarrit.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Berliq. Me të marr informatën policia ka shkuar menjëherë në spital dhe nga ekipi mjekësorë ka marr informatën se fëmija është në gjendje të rëndë. Pak orë më vonë po nga ekipi mjekësor, policia mori informatën se nga plaga e rëndë fëmija ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.

Siç tha ai, trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion, ndërkaq organet përgjegjëse janë duke u marr me hetimin e rastit.

Dyshohet se një fëmijë i moshës 8 vjeçare, vëlla i viktimë, ka shtënë aksidentalisht me pistoletë në drejtim të 6- vjeçarit. /Telegrafi/

Exit mobile version