Telegrafi

Debuton Land Rover më i gjatë në histori, ka tre radhë të ulëseve – brenda tij mund të ‘akomodohen’ tetë pasagjerë

Land Rover ka prezantuar Defender 130 me tetë ulëse. Land Rover Defender 130 debutoi sot si modeli më i gjatë në gjeneratën e re të kësaj veture me tetë ulëse – pajisje standarde për një udhëtim të rehatshëm dhe motor elektrik.

Defenderi më i madh në histori me 5.358 mm është më i gjatë sesa versioni 110 për 340 mm, pasi që duket edhe nga distanca që pjesa e pasme është zgjatur, transmeton Telegrafi.

Ofron më shumë hapësirë në kabinën me tre reshta të ulëseve me konfiguracionin 2+3+3. Hapësira në bagazh gjithashtu është e madhe falë pjesës së zgjatur në fund, dhe tani ka kapacitet prej 389 litrave.

Adhuruesit e veturave për terrene malore do të jenë të lumtur të mësojnë që motori me naftë Imegnium D300, ofrohet në pako dhe ka 300 kuaj-fuqi. Përveç tij, do të jenë të qasshëm edhe dy tjerë me benzinë.

P300 është i vetmi motor me 6 cilindra që prodhon 303 kuaj-fuqi, ndërsa blerësit që duan më shumë fuqi motorike do ta kenë në pako P400 që gjithashtu përdor motor me benzinë me 6 cilindra që i ka 405 kuaj-fuqi.

Land Rover 130 në Britani të Madhe do të fillojë të shitet me çmimin fillestar prej 87 mijë eurove. /Telegrafi/