Telegrafi

Debutoi me Kosovën në ndeshje zyrtare, Armend Thaqi shprehet i lumtur

Kosova ka mposhtur Moldavinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje, futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi debutoi me Kosovën në ndeshje zyrtare, derisa u shpreh tejet i lumtur.

“Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare dhe nëse trajneri vendos, do të jem gati edhe për të ardhmen”, ka thënë Thaqi për “SuperSport”.

Ai shtoi se Superliga ka lojtarë cilësor që mund ta ndihmojnë Kosovën.

“Superliga ka lojtarë cilësorë që mund t’i ndihmojnë Kosovës, por vendos trajneri se kush ftohet dhe kush luan”, ka thënë ai./Telegrafi/