Debutimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi u ndoq nga 2.3 milionë shikues në Itali.
Super ylli portugez bëri debutimin në fitoren në kampionatin italian kundër Chievos me rezultat 3-2, duke luajtur 90 minuta gjersa nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarëve.
Sipas Gazzetta dello Sport, ndeshja tërhoqi 2,330,234 shikues pranë televizioneve, me një pjesëmarrje publike prej 11.9 për qind.
Kjo është një rritje prej 68 për qind të shikuesve në ndeshjen e parë të Juventusit për dallim prej sezonit të kaluar, kur u përballën si vendas me Cagliarin.
Por, kjo nuk do të thotë se është numri më i madh i shikuesve që ka tërhequr një ndeshje italiane pasi para këtij takimi gjendet edhe tre sosh.
Sipas Sky Sport Italia Derby d’Italia i viti 2013 është më i shikuari dhe më pas vjen përballja e njëjtë e vitit 2016 mes Juventusit dhe Interit ndërsa në pozitën e tretë është ndeshja e vitit 2015 mes Romës dhe Juventusit.
Ndryshe, Ronaldo pritet të debutojë para shikuesve të vetë në stadium Allianz kundër Lazios. /Telegrafi/