Mesfushori i ri i West Ham, Jesse Lingard, ka pasur një debutim fantastik me skuadrën e tij të re pas huazimit nga Manchester United.
28-vjeçari anglez nënshkroi për Hammers në afatin e janarit si huazim, pasi ai nuk po luante fare në “Old Trafford”.
Në debutimin e tij, ai arriti të shënojë dy herë, në fitoren e West Ham ndaj Aston Villas, ndeshje që u mbyll 3-1.
Perfect start, 2 goals, 3 points ??? #Jlingz pic.twitter.com/STbGfEkVYL
— Jesse Lingard (@JesseLingard) February 3, 2021
Trajneri i West Ham, David Moyes, i cili punoi me lojtarin në United, e kishte futur nga minuta e pare Lingardin.
Lingard nuk e lejoi që mundësia t’i shkojë huq, ku shënoi dy herë në pjesën e dytë, ndërsa ai gjeti rrjetë në Ligën Premier pas 13 muajsh.
https://www.youtube.com/watch?v=ehh6_fLQ9ME&feature=emb_title&ab_channel=UFFilmz
Lingard kaloi te West Ham, që të tregojë vetën dhe të gjejë një vend në ekipin kombëtarë të Anglisë, që drejtohet nga Gareth Southgate.
Me dy golat e shënuar të mërkurën, Jesse Lingard, ka lënë pas emra si Richarlison, Kai Havertz, Christian Pulisic e Gareth Bale.
West Ham ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Fulham më 6 shkurt. Hammerët do të përballen me United në 9 shkurt në Old Trafford në raundin e pestë të FA Kupës./ Telegrafi/