Telegrafi

Debutimi i shumëpritur i Floyd Mayweather në Mbretërinë e Bashkuar dështoi keq – as çmimi i ulët nuk i nxiti tifozët të shkonin në O2 Arena

Pamjet nga përballja e Floyd Mayweather me Aaron Chalmers kanë treguar Arenën O2 pothuajse të zbrazët.

Boksieri 46-vjeçari bëri paraqitjen e tij të shumëpritur debutuese në një ring në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën, por pavarësisht kësaj lufta nuk arriti të nxiste shumë interes apo vëmendje dhe kjo u reflektua në pjesëmarrjen.

Duke luftuar kundër ish-yllit televiziv, ish-kampioni i botës me rekordin 50-0 shkoi deri në tetë raunde në këtë luftë.

Amerikani i pamposhtur është përfshirë në një seri luftimesh ekspozitash jashtëzakonisht fitimprurëse që nga pensionimi i tij në 2017, të cilat janë zhvilluar kryesisht në Lindjen e Mesme.

Ngjarja ‘Royal Pain’ u shtye për disa orë, pas një pjesëmarrje të ulët, mes raportimeve për mijëra bileta të pashitura në O2 Arena.

Ndjenja dëshpëruese ndaj ngjarjes u rrit më tej nga fakti se transmetuesit nuk e dinin se lufta ishte tetë raunde, jo gjashtë.

Duke ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë për të luftuar, Mayweather tha pas meçit se kishte ardhur për të ‘argëtuar njerëzit’. Edhe pse nga fotografitë prej O2 Arena, duket se shumë pak kanë qenë të gatshëm të ‘argëtohen’ në radhë të parë.

Përveç ulëseve të zbrazëta, Sportsmail ka zbuluar më pas se biletat para ngjarjes po shiteshin për vetëm pesë euro, në mënyrë që të mbushej palestra. /Telegrafi/