Site icon Telegrafi

Debutimi i Raphinhas i bën me krahë tifozët e Barcelonës: Një gol, dy asistime dhe një mesazh për Real Madridin

Ish-anësori i Leeds United, Raphinha, iu nevojitën 45 minuta për t’u dalluar në debutimin e tij te Barcelona gjatë turneut parasezonal në SHBA.

Reprezentuesi brazilian iu bashkua Barcelonës këtë verë dhe filloi në duelin në  miqësoren kundër Inter Miamit.

Raphinha në minutën e 19-të e vendosi Pierre-Emerick Aubameyangun në pozitë të mirë për të shënuar, i cili hapi e hapi ndeshjen për 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, Raphinha shfrytëzoi maksimalisht harkimin e saktë të Ansu Fatit për të dyfishuar epërsinë e Barcelonës me një goditje të bukur.

Braziliani u përfshi edhe në golin e tretë të Barcelonës në pjesën e parë.

Këtë herë ka qenë anësori i talentuar ai që ka gjetur Fatin katër minuta para pushimit, i cili shënoi gol.

Raphinha shkëlqeu në debutimin e tij dhe u kombinua mirë me të rinjtë e Barcelonës, Pedri dhe Fati. Ai i ofroi skuadrës atë që i duhej, duke vertikalizuar dhe duke i shkaktuar telashe mbrojtjes kundërshtare.

Duke folur pas debutimit të tij me Barcelonën, Raphinha nuk ngurroi t’i dërgonte një mesazh Real Madridit përpara El Clasico miqësore mes dy gjigantëve të La Liga Santander të shtunën.

“Ju gjithmonë dëshironi të shënoni kundër kundërshtarëve tuaj dhe nëse është në një El Clasico, edhe më shumë”.

“Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Për mua, ne jemi më të mirë se Real Madridi”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZU6dX2SQops&ab_channel=Kyliann22Second

Exit mobile version