Site icon Telegrafi

Debutim tragjik: Toreadori theret me brirë nga demi 500 kilogramësh (Video)

Një toreador i ri është duke luftuar për jetën e tij, pasi u therë me brirë nga një dem, dy herë në qafë dhe dy në nofullën e tij, gjatë turneut të tij debutues.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Daniel Garcia Navarrete, 23, thuhet se është shpuar disa herë nga një dem rreth 500 kilogramësh në arenën e madhe të madhe të Spanjës, Las Ventas, në Madrid.

Po sipas medieve të huaja, sulmi u dëshmua nga një audiencë e tmerruar prej 10 mijë vetash të cilët fillimisht menduan se ai kishte qenë i goditur vetëm një herë në kofshë.

Por, pasi e dërguan në spital në një gjendje të rëndë, mjekët zbuluan se ai kishte qenë shpuar katër herë, dy herë në qafë dhe dy të tjera në nofullën e tij.

Videoja tronditëse tregon toreadorin duke u hedhur në ajër dhe për tokë dhe kafsha gjigante duke e goditur vazhdimisht atë me brirët e tij.

Ulërimat mund të dëgjohen nga publiku pasi personeli i trajnuar përpiqen për ta larguan demin e inatosur. /Telegrafi/

Exit mobile version