Luis Suarez ka debutuar te skuadra uruguaiane, Nacional, pas rikthimit të tij të para disa ditësh, pas shumë vitesh në Evropë.
Sulmuesi uruguaian vendosi të rikthehet te skuadra e fëmijërisë, Nacional, pasi u largua në vitin 2006 drejt Holandës te Groningen.
Pas shumë viteve në futbollin evropian në nivele të larta, me klube si Ajaxi, Liverpooli, Barcelona dhe Atletico Madrid, Suarez është rikthyer te Nacionali.
Suarez rikthehet te klubi uruguaian si 35-vjeçar dhe tashmë ka bërë debutimin e tij të dytë me këtë skuadër.
Megjithatë, debutimi i Suarezit nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi Nacional është mposhtur në shtëpi me rezultat 1-0 nga klubi brazilian, Atletico GO në ndeshjen çerekfinale të Sudamericana.
35-vjeçari është inkuadruar në lojë në minutën e 74-të në vend të Franco Fagundez, por pa arritur të lë gjurmë dhe të kthej rezultatin në favor të ekipit të tij.
Luis Suárez receives the kind of reception you'd expect as he comes off the bench to make this second debut for Nacional.
He played the final 16 minutes but couldn't stop the Uruguayan side falling to a 1-0 first leg defeat in the quarter-finals of the #Sudamericana https://t.co/IIns5lDOt2
— FotMob (@FotMob) August 3, 2022
Pas ndeshjes, Suarez ka thënë që ndihet i lumtur me rikthimin dhe debutimin, por jo edhe me rezultatin.
“I gëzuar që jam kthyer të luajë te Nacional. Të pikëlluar nga humbja, por të bindur se mund ta kthejmë rezultatin. Le ta bëjmë, të gjithë së bashku!”, ka shkruar Suarez. /Telegrafi/