Ndeshja e mbrëmshme, në të cilën Los Angeles Lakers mirëpritën Utah Jazz, do të mbetet në historinë e NBA dhe skuadra vendase u sigurua që askush që erdhi në Crypto.com Arena të mos e harronte.
Përkatësisht, një prej basketbollistëve më të mirë në botë, Luka Doncic, debutoi për Lakers në këtë ndeshje, i cili ngjalli interesim të madh te tifozët e basketbollit në mbarë botën.
Me këtë rast, klubi i njohur nga “Qyteti i Engjëjve” ka vendosur të nderojë çdo tifoz që ka ardhur në debutimin e sllovenit.
Para fillimit të lojës, çdo tifoz në sallë gjeti një fanellë unike të Luka Doncicit me numrin 77 në karrigen e tyre dhe e gjithë salla u mbush me frymën e debutimit të sllovenit të madh.
Vetë Luka e bëri uverturën, duke dhuruar 500,000 dollarë para ndeshjes për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxhelos me mbishkrimin “fqinji juaj i ri”.
Kujtojmë se ka tetë ditë që Doncic është transferuar në mënyrë tronditëse te Los Angeles Lakers, ndërsa Anthony Davis ka veshur fanellën e Dallas Mavericks.
At guard. Number 77. From Slovenia. LUUUUUUUUKAAAA DONČIĆ pic.twitter.com/YxjdAvapjA
— Los Angeles Lakers (@Lakers) February 11, 2025
E ndërsa Davis tashmë kishte arritur të lëndohej në debutimin e tij me klubin e ri, Doncic mbrëmë luajti ndeshjen e parë me Lakers, duke nisur kështu një epokë të re për klubin e famshëm nga Los Angeles.
Ndryshe, Doncic mbylli ndeshjen me 15 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime. /Telegrafi/