Site icon Telegrafi

Debutimet e këtij sezoni tregojnë që Prishtina i ka kthyer prapë sytë kah sektori i të rinjve

Prishtina të hënën arriti ta mposht Flamurtarin në kryeqytet me rezultat 2:0.

Në këtë ndeshje debutoi në Superligë edhe mesfushori Qëndrim Zyba, i cili më parë kishte edhe një paraqitje në Ligën e Evropës.

Zyba është një nga tre talentët që këtë edicion kanë debutuar te Prishtina, pasi më parë Trimror Selimi dhe Max Rugova kanë pasur minuta në fushë.

Një lidhe e mirë e trajnerit Armend Dallku me ndihëmsin e tij që është edhe drejtor i shkollës, Artan Luzin.

Prej ardhjes së këtij të fundit shkolla e futbollit ka filluar të rifunksionalizohet dhe po punohet me një numër të konsiderueshëm fëmijësh.

Tani për debutim mund të jetë radha e Armend Gashit, i cili po ashtu shihet si talent i madh te Prishtina.

Prishtina dikur ka qenë klubi që ka prodhuar më së shumti të rinj, ku emra nga ky klub tanimë kanë prekur edhe Evropën.

Exit mobile version