Ramiz Brahimaj më në fund ka debutuar në UFC, por debutimi i tij nuk ka shkuar aspak mirë.
Kundërshtari i parë i shqiptarit në UFC ishte Max Griffin i cili pas tre raundeve arriti ta fitoi takimin.
Ishte një ndeshje e mirë në fillim nga Brahimaj, por më pas Griffin mori gjithçka në kontroll duke e fituar përballjen në raundin e tretë me TKO.
Dueli mes Griffin dhe Brahimajt ka qenë njëri nga meçet më interesante, pasi të dy luftëtarët treguan nivel të lartë.
Por një bërryl i amerikanit gati sa nuk ia humbi gjithë veshin shqiptarit dhe kjo e detyroi gjyqtarin ta përfundoj takimin.
Për Brahimajn kjo ishte ndeshja e parë në UFC, pasi ai më parë ka zhvilluar meçe në MMA ku ka arritur rezultate shumë të mira me tetë fitore.
Mediat amerikane po e përshkruajnë lëndimin e Brahimajt si njërin nga më të tmerrshmit në histori të UFC, me shqiptarin që për pak sa nuk e humbi gjithë veshin e majtë të tij.
Gjithsesi kur gjyqtari i dha fitoren Griffin, përveç shqiptarit që ishte i rrahur keq dhe i gjakosur edhe amerikani kishte lëndime të rënda. /Telegrafi/
https://twitter.com/DannyCulley1/status/1325249609908838400
https://twitter.com/MMAVISUAL/status/1325249263467700225
The ref steps in! 😳@MaxPainGriffin with the finish in round 3️⃣. #UFCVegas13 pic.twitter.com/i8iYmKdcz8
— UFC (@ufc) November 8, 2020