Telegrafi

Debutim i keq për Joao Felix te Chelsea, ndëshkohet direkt me karton të kuq

Chelsea po luan si mysafir i Fulham, ku në këtë përballje ka debutuar Joao Felix.

Portugezi u afrua te Chelsea para dy ditësh, ndërsa debutoi nga minuta e parë duke e fituar besimin e trajnerit Graham Potter.

Edhe pse në pjesën e parë Felix bëri disa lëvizje të bukura, në pjesën e dytë ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Zhvillohej minuta e 58-të, kur portugezi bëri një ndërhyrje të rëndë në mesfushë.

Rezultati aktual është 1-1, me Chelsean që barazoi rezultatin pasin ishte në disavantazh. /Telegrafi/