Telegrafi

Debutim i hidhur i Aro Muriqit në Championship, dy gafa nga portieri i Kosovës

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi ka pranuar dy gola në debutimin e tij në Championship me skuadrën e Nottingham Forestit.

Sezoni i ri në Championshipin anglez ka filluar sot dhe pikërisht në këtë ditë erdhi edhe debutimi i portierit të Kosovës, Muriqi me Nottinhamin në ndeshje ndaj West Bromwich Albionit.

Megjithatë, asnjë nuk shkoi mirë për portierin e Kosovës, i cili pranoi dy gola në saje të gafave të mëdha të tij.

Muriqi tregoi neglizhencë dhe reagoi dobët tek goli i parë i pranuar në minutën e 15-të nga Kyle Edwards, goditjen e të cilët nuk arriti ta devijoj.

Portieri shtatlartë gjithashtu bëri gafë edhe tek goli i dytë, pasi nuk u vendos mirë dhe Matt Phillips (26′) arriti ta parabolojë nga një distancë e largët në tentim për të harkuar për bashkëlojtarët.

Në fund ndeshje përfundoi me fitoren e mysafirëve të WBA-së me rezultat 2-1. /Telegrafi/