Telegrafi

Debutim ëndrrash për Robben

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Wolfsburgut ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mario Gomez në minutën e 27-të, ndërsa pas inkuadrimit në lojë në pjesën e dytë, anësori holandez Arjen Robben, u bë lojtari i kësaj ndeshjeje.

Ish-lojtari i Real Madridit dyfishoi rezultatin në minutën e 68-të, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Robben vendosi edhe rezultatin përfundimtar, duke shënuar golin e dytë personal në ndeshjen e parë me fanellën e bavarezëve.