Mbrojtësi francez ka zbuluar se nuk flet me Arsene Wengerin.
Kështu ka pohuar mbrojtësi Mathie Debuchy, i cili e ka quajtur mosmirënjohës trajnerin francez Wenger.
Ai ka kërkuar që të largohet prej Emirates dhe pritet të transferohet te Manchester United, transmeton Telegrafi.
“Çfarë dua në afatin e ardhshëm kalimtar? Një largim. Dua sfidë të re, të përfshihem në futboll dhe të bëjë punën time. Më mungon adrenalina”, ka thënë Debuchy.
“Kisha mundësi në fund të afatit kalimtar. Fatkeqësisht klubi nuk dëshiroi largimin tim. Për mua, (oferta nga Manchester Unitedi) ishte e papritur, por trajneri tha jo. Është diçka mosmirënjohëse. A kam kërkuar sqarim nga Arsene Wenger? Jo, që prej janarit. E përshëndesim njëri-tjetrin, asgjë më shumë”, tha francezi. /Telegrafi/