Site icon Telegrafi

Deborah, shqiptarja që po arrin sukses në ‘The Voice of Italy’

(Foto: Instagram/Deborah Xhako)

Deborah Xhako ka arritur të thyejë çdo parashikim në ‘The Voice of Italy’.

Falë zërit të saj brilant, shqiptarja 20-vjeçare, e cila është krahasuar me Dua Lipën, ka arritur në gjysmëfinale.

Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deborës në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendetet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor, raporton Top Channel.

Nëse do të ndodhë kjo, atëherë Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton ‘The Voice of Italy’, pas Elhaida Danit.

Konkurrentja shqiptare, pjesë e skuadrës së J-Ax ka nevojë për mbështetjen e të gjithë bashkëkombësve tanë në Itali, jo vetëm se është shqiptare por sepse ajo është një zë magjepsës.

Me thjeshtësi, saktësi dhe energji, Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trajnerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si J-Ax.

“Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”, citohet t’i ketë thënë ai në një nga netët e provës.

Exit mobile version