Qendra për menaxhim me kriza në Bashkinë e Shkupit bën të ditur se për shkak të rreshjeve të shumta, është bllokuar rruga që çon në fshatrat Malinë, Brezë dhe Tanushë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipet do të dërgohen në terren, ndërsa raportohet se furnizimi me energji elektrike nuk është ndërprerë.
Është bërë e zakonshme që sa herë që ka të reshura të dendura të dëborës, këto fshatra izolohen./Telegrafi/