Telegrafi

“Debora De Luca” vjen në Prishtinë! Performon më 29 qershor në Zone Club

Prishtina po përgatitet për një natë të jashtëzakonshme me një nga DJ-t më të njohur në skenën ndërkombëtare.

Debora De Luca, DJ-ja nga Napoli, Italia, e njohur për performancat e saj të pabesueshme dhe energjinë që sjell në çdo event, do të performojë më 29 qershor në Zone Club.

Ajo luan zhanret dance electronic, duke ofruar një eksperiencë muzikore të veçantë dhe tërheqëse për të gjithë adhuruesit e këtij stili muzikor.

Biletat për këtë event mund t’i blini online përmes linkut këtu.

Sigurohuni të rezervoni vendin tuaj për këtë event të padëgjuar!