Telegrafi

Dëbon nga shtëpia gruan dhe fëmijët në Suharekë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dje pasdite në Suharekë një grua ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rast ishte djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.

Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe shuar.

Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/