Telegrafi

Dëbohet nga banesa – bënte zhurmë gjatë seksit

Në letrën e dëbimit, pronarja ndër të tjera ka shkruar: "Fqinjët – jo vetëm të banesës ku ju banoni, por edhe të atyre të afërta – në vazhdimësi janë ankuar se i keni shqetësuar me zhurmën që keni krijuar gjatë marrëdhënieve seksuale”.

Zonja Schmidt ishte vendosur në apartamentin afër Nurembergut, në qershor të këtij viti. Në një prononcim për media ajo ka thënë: "Në rregull, mund të ketë ndodhur që ndonjëherë kam qenë e zëshme, por jo aq shumë sa që do të mund t’më dëgjonin fqinjët. Unë dhe i dashuri im, kemi marrëdhënie normale seksuale”.

Megjithatë, fqinja e saj, Rosa Muenster, mendon ndryshe: "Ajo ishte aq shumë e zëshme, sa që nuk kisha gjasa të flija natën”.

Sipas ligjit gjerman, prishja e rendit dhe qetësisë së banorëve – është shkelje goxha serioze e ligjit.