Site icon Telegrafi

Dëbohen nga banesa pse bënin seks të zhurmshëm

Në letrën e marrë nga pronari i banesës shkruan se ata duhet të shpërngulen për shkak të zhurmave të shpeshta dhe të zëshme duke penguar kështu banuesit tjerë.

“Natyrisht që jemi më të zëshëm sesa çiftet tjera, sepse edhe seksi ynë është më i gjatë dhe më i mirë. Ne kënaqemi duke bërë dashuri”, tha Nicole, e cila nuk e kupton vendimin e pronarit të banesës.

Por fqinjët, prej shtatorit të vitit 2009, kanë dërguar 15 ankesa kundër “çiftit të zjarrtë”.
Në shoqatën e qiramarrësve në Saske thonë se banorët kanë të drejtë të mbrohen nga zhurma, por deri më tash nuk e kanë përzënë askënd nga banesa pse bën seks të zhurmshëm.

Çifti duhet të shpërngulet deri më 15 prill dhe atë me dy djemtë e tyre të vegjël. /Telegrafi/
 

Exit mobile version