Autoritetet e Maqedonisë nuk kanë informacione se nga vendi janë dëbuar dy qytetarë çekë, informoi zëdhënësi i Ministrisë çeke të Punëve të Jashtme Michaela Lagronova, njofton korrespondenti i MIA nga Praga, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajmin për gjoja dëbimin e dy qytetarëve çekë e njoftoi një portal i Maqedonisë duke u referuar në burime policore, ndërsa transmetimi u bë nga mediat në Çeki, duke publikuar emrat me iniciale e çekëve.
Çekët e rinj kanë marrë pjesë në protestat opozitare dhe kanë dëmtuar disa përmendore në Shkup.
‘Ministria e Punëve të Brendshme-Maqedoni, nuk informoi se javëve të fundit nuk ka kurrfarë lajmesh për dëbimin e qytetarëve çekë’, tha Lagronova.
Ajo shtoi se policia kufitare e Maqedonisë ka theksuar se dy çekët e kanë lëshuar Maqedoninë më 22 prill pa kurrfarë problemesh. /Telegrafi/