Site icon Telegrafi

Dëbime të reja të azilkërkuesve kosovarë nga Gjermania

Gjithsej 91 azilkërkues nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia janë larguar nga Bavaria në Gjermani të enjten në një dëbim kolektiv.

Siç ka lajmëruar ministria e brendshme e Bavarisë, ata janë kthyer nga Mynihu me aeroplan për në vendlindjet e tyre, raporton gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung.

Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë kishte refuzuar kërkesat e tyre për azil, sepse vendet e tyre të origjinës ishin vlerësuar si shtete të sigurta.

Për më shumë se dy vite ka pasur dëbime kolektive javore nga Bavaria për në Ballkanin Perëndimor.

“Këtë vit kanë ndodhur 32 dëbime kolektive me gjithsej 659 persona për në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ministri i brendshëm, Joachim Herrman.

Përveç kësaj, 485 njerëz nga Ballkani Perëndimor kanë lëshuar vendin në baza vullnetare.

Exit mobile version