Site icon Telegrafi

Debatohet për projektligjin e ri të Tatimit në Pronë

Do të mbahet sot takimi i përbashkët i Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Financave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, në takimin e Këshillit të Kryetarëve, do të debatohet lidhur me ndryshimet e ligjit të kaluar me Projekt-Ligjin e ri të Tatimit në Pronë dhe një diskutim i hapur lidhur me nevojat për ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Naim Ismajli, kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal.

Takimi do të mbahet sot, në ora 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version