Anëtarët e partive rivale të Afrikës së Jugut, nisën të goditen me karrige, derisa po zhvillonin një debat televiziv.
Nuk dihen arsyet konkrete pse nisi përleshja masive, por besohet se prezantuesi e favorizonte njërën prej partive politike, transmeton Telegrafi.
Organizatorët e ndaluan transmetimin, derisa përleshja ende vazhdonte të zhvillohej në një fushë sportive, që po shfrytëzohej për fushatën zgjedhore.
Forcat e rendit e kanë ndaluar zënkën, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo të arrestuar.
Afrika e Jugut do të zhvillojë zgjedhje pas 22 ditësh, ndërsa pritet që të fitojë partia EFF. /Telegrafi/