Duke filluar që nga nesër, Qeveria do të organizon një sërë debatesh publike me ekspertë dhe qytetarët për propozim amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Debati i parë publik do të mbahet nesër në hapësirat e qeverisë ku do të marrë pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe profesorët universitarë Vllado Popovski dhe Ljubomir Fërçkoski.
Të enjten, debati publik do të mbahet në hapësirat e universitetit FON.
Debati i tretë publik për ndryshimet kushtetuese do të zhvillohet në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.
Debate publike do të bëhet edhe në Shtip dhe në qytetin e Tetovës më 10 dhjetor. Në Tetovë debati publik do të mbahet në hapësirat e UEJL-së./Telegrafi/