Alistar Wilson nga Iverness i Skocisë, ka mbetur pa një pjesë të veshit sepse ia kishte kafshuar Lee Clarke.
E tëra ka ndodhur, kur ata po bisedonin për tenistin Andy Murray dhe njerku insistonte se është skocez, ndërsa ai thoshte se ishte britanik, transmeton Telegrafi.
“U nervozova dhe e qëllova me grushte, pastaj ia kafshova veshin”, ka thënë para gjykatës Clarke, duke pranuar fajin.
Pas tretmanit për disa lëndime në trup, ai do t’i nënshtrohet edhe intervenimit, saktësisht kirurgjisë plastike.
Në anën tjetër, Murray që është skocez, së fundmi i është gëzuar lajmit që do të bëhet baba për herë të dytë. /Telegrafi/