Afërdita Dreshaj kohëve të fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale sa që nuk po ndalet së komentuari në llogaritë e miqve.
Një të tillë e ka bërë tek Çiljeta Xhilaga, ku kjo e fundit shfaqet bionde në një video shkëputur nga xhirimet e ‘Më shumë se dollarë’.
Kanë qenë pikërisht flokët e këngëtares, të cilat i kanë pëlqyer shumë modeles Dreshaj, e cila ka lënë edhe një koment.
‘Lëre mos fol se gati jam…’, ka qenë përgjigja e Çilit, e cila duket se e ka marrë malli për këtë stil. /Telegrafi/