Telegrafi

“Debati” ndërmjet Nazim Bllacës dhe Azem Sylës, akuzat dhe përgjigja ndaj tyre! (Video)

Nazim Bllaca gjashtë vite më parë e kishte akuzuar Azem Sylën për krimet e kryera në periudhën e pasluftës, ku ai vet kishte qenë pjesëmarrës në 17 raste.

Atëbotë, Bllaca kishte deklaruar se epror i SHIK-ut ka qenë Azem Syla.

Mirëpo këto deklarata i kishte mohuar Syla, i cili kishte thënë se: “nuk merrem me deklarata të tilla, që janë gënjeshtra”.

Madje në një paraqitje para gazetarëve Azem Syla kishte thënë se akuzat e Nazim Bllacës i kishin shkaktuar telashe atij. /Telegrafi/