Site icon Telegrafi

Debati mes Klintonit e Trumpit thyen rekordin e shikueshmërisë

Debati presidencial në mes të Hillary Klinton dhe Donald Trump është shikuar nga 84 milionë njerëz në televizionet amerikane, duke thyer rekordin e vendosur 36 vjet më parë.

Ishte debati mes Jimmy Carter dhe Ronald Reaganit, në vitin 1980, i cili kishte tërhequr 80.6 milionë shikues, duke mbajtur kështu rekordin për 36 vite.

Faktikisht, këto shifra janë marrë vetëm nga shikueshmëria në 11 kanale televizive amerikan, çka do të thotë se shifrat reale mund të jenë akoma më të larta.

Po ashtu, debati ka tërhequr vëmendje botërore, pasi është shikuar edhe online nga një numër i madh i njerëzve.

Exit mobile version