Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka hedhur në votim çështjen e vazhdimit të debatit parlamentar lidhur me çështjen e përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiqit.
Vazhdimi i debatit nuk u votua. 34 vota ishin pro, 50 kundër dhe 1 abstenim.
Pas kësaj deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar seancën.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk është e arsyeshme të qëndrojnë në sallë.
“Mbas kësaj situate të krijuar e konsiderojmë të paarsyeshme të jeni pjesë e kësaj seance. Po shkojmë të koordinohemi për veprimet e mëtutjeshme”, tha Gashi.
Kryeparlamentari Konjufca kërkoi të shikohet nëse ka kuorum për vazhdim të seancës pas largimit të opozitës.
Në mungesë të kuorumit seanca përfundoj dhe e njëjta u vendos të vazhdohet javën tjetër, pasi që vetëm 60 deputet ishin të pranishëm. /Telegrafi/